Policia e Los Anxhelosit ka vrarë dy persona, duke përfshirë një vajzë 14-vjeçare e cila në ato momente ishte duke provuar veshje të reja, pasi hapi zjarr brenda një dyqani veshjesh.
Një plumb goditi adoleshenten teksa ishte në dhomën e zhveshjes, duke provuar fustanet për një festë ditëlindjeje.
Policia thotë se të shtënat kanë ardhur pas raportimeve për të shtëna nga një burrë brenda dyqanit. I dyshuari u qëllua për vdekje, por nuk u gjet asnjë armë.
Departamenti i Drejtësisë i shtetit po heton aktualisht të shtënat.
Incidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes, rreth orës 11:45 me orën lokale, në një dyqan në Burlington në North Hollywood, mes një turme blerësish.
Dëshmitarët dhe punonjësit e dyqanit i thanë mediave lokale se një burrë po vepronte në mënyrë të çrregullt brenda dyqanit dhe po thyente vitrinat. Ndërkohë, Policia tha se një telefonues i 911 raportoi se kishte dëgjuar debate brenda dyqanit dhe sugjeroi se mund të kishte edhe të shtëna me armë. Ata gjithashtu thonë se kanë marrë raporte për një sulmues të mundshëm aktiv në vendngjarje.
Një zyrtar i departamentit të zjarrfikësve u tha gazetarëve se oficerët kishin mbërritur për të gjetur “një individ që ishte në proces për të sulmuar një tjetër” në një nivel të sipërm të dyqanit, duke i shtyrë ata të hapnin zjarr.
I dyshuari vdiq pothuajse menjëherë. Pranë trupit të tij u gjet një bravë e rëndë biçiklete, por nuk iu gjet asnjë armë.
Oficerët më pas gjetën një vrimë në murin e afërt të një dhome zhveshjeje pas të dyshuarit, dhe vajzën adoleshente të vdekur brenda. Të premten, Zyra e Kërkimit të Vendit të Los Anxhelosit e identifikoi atë si Valentina Orellana-Peralta.