Policia në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka privuar nga jeta një 15-vjeçare me ngjyrë, pasi ajo kërcënoi me thikë dy persona.
Incidenti, që nxiti protesta në qytetin më të madh në Ohio, ndodhi në kohën kur amerikanët ishin të përqendruar te vendimi rreth vdekjes së George Floydit në duart e policisë vitin e kaluar.
Duke i publikuar pamjet nga kamerat e vendosura në trupat e policëve, komandanti i policisë në Columbus, Michael Woods, tha se oficerët iu përgjigjen një thirrjeje për raportimin e tentimit të therjes me thikë në një shtëpi.
Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes, u përball me një skenë kaotike ku disa persona u panë para adoleshentes në fjalë, e cila i kërcënonte me thikë.
Autoritetet thanë se e dyshuara ishte 15-vjeçare, por familjarët e identifikuan atë si Makiyah Bryant, 16 vjeçe.