Kusari-Lila i drejtohet me disa fjalë PDK-së pas grafiteve në shtëpinë e Adelina Graincës

Kusari-Lila i drejtohet me disa fjalë PDK-së  pas grafiteve në shtëpinë e Adelina Graincës

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas grafiteve me mesazhe fyese për familjen e deputetes së Vetëvendosjes, Adelina Graincës.

Kusari-Lila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, tha se kjo tregon realitetin e mizogjenisë në politikën kosovare, ku vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimmarrje.

Ajo tutje ka thënë se nëse ky akt nuk dënohet nga grupimi politik, atëherë sipas saj qëndron vetë përgjigja e largimit të deputetes nga PDK-ja, në mënyrën se si një parti e trajton një vajzë me mendim ndryshe.

Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën…Posted by Mimoza Kusari on Tuesday, April 20, 2021

Related Articles