Policia në Skenderaj sekuestroi 5 thika nga nxënësit në shkollë

Policia në Skenderaj sekuestroi 5 thika nga nxënësit në shkollë

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me masa dhe kontrolle sigurie në tri shkolla të mesme të larta në Skenderaj.

Bëhet e ditur se janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Skenderaj dhe në posedim tek nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Qendra e Kompetencës” janë gjetur dhe sekuestruar 5 thika dhe 1 shufër metalike.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës./Gazeta Enigma/

Related Articles