Një mural i artistit të njohur të grafitit Banksy mbetet i paprekur pasi një grup njerëzish u përpoqën ta vidhnin nga muri i një ndërtese të shkatërruar nga lufta në Ukrainë.
Grupi preu një pjesë të dërrasës dhe suvasë që mbante veprën artistike të një gruaje me maskë gazi, thanë zyrtarët, raportoi BBC-ja të shtunën.
Policia tha se një numër njerëzish u arrestuan në vendin e ngjarjes në Hostomel dhe piktura është marrë.
Ishte një nga disa vepra të krijuara nga artisti anonim britanik në Ukrainë muajin e kaluar.
Grafitet janë të padëmtuara dhe policia po e mbron atë, tha në Telegram guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba.
“Këto imazhe janë, në fund të fundit, simbole të luftës sonë kundër armikut. Këto janë histori për mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë botës së qytetëruar me Ukrainën. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur këto vepra të artit të rrugës si një simbol të fitores sonë”, ka thënë Kuleba.
Policia publikoi imazhe të murit të verdhë në Hostomel, me një copëz të madhe të prerë në tulla.