Policia e Kosovës ka realizuar patrullime me vetura inteligjente në katër komunat veriore të vendit.
Sipas një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, njësitet policore kanë ndërmarrë masa për lirimin e hapësirave publike, duke hequr automjetet nga parkimet e parregullta, shkruan Gazeta Enigma.
Ky veprim ka për qëllim të mundësojë lëvizjen e lirë dhe të papenguar të automjeteve dhe këmbësorëve, duke kontribuar në përmirësimin e rendit dhe sigurisë në ato zona.
Poashtu, Policia është përkujdesur në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë pranë shkollave, me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla./GazetaEnigma/