Policia po heton në dy-tri pista në Deçan, ende s’ka të dyshuar për vrasjet

Policia po heton në dy-tri pista në Deçan, ende s’ka të dyshuar për vrasjet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka deklaruar se aktualisht janë duke u zhvilluar aksione në kërkim të të dyshuarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me rastin.

Mehmeti ka deklaruar se hetimet janë në intensitetin më të madh të mundshëm. 

“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare”, ka shtuar tutje ai.

Kurse, mbrëmjen së premtes, tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur nga sulmi me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles