Policia publikon foton e të dyshuarit për zjarrvënie në Mitrovicë

Policia publikon foton e të dyshuarit për zjarrvënie në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e një personi i cili dyshohet se nisi zjarrin në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar”, njofton Policia.

Personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie” andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .

“Informatat për personin, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”, theksohet tutje.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +383 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

– E-mail adresa: [email protected]

Related Articles