Policia po qëndron në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku është gjetur një mjet, i cili dyshohet se është mjet shpërthyes, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes”, ka deklaruar Borovci.
Ai tha se policia ndodhet në vendngjarje.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, deklaroi Borovci