Policia sekuestron një armë në Prishtinë, u raportua për të shtëna në një aheng familjar

Sot rreth orës 19:00, Policia e Kosova ka pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.

Pas informatës së marrë, kanë dalë njësitet e stacionit policor Veriu, të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë shoqëruar personin e dyshuar: F.Z, mashkull, i cili kishte shtënë gjatë një ahengu familjar.

Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

“Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.

Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Related Articles