Policia sekuestron tri pistoleta në Suharekë

Policia sekuestron tri pistoleta në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar tri armë zjarri në Suharekë.

Policia bën të ditur se me datën 10 janar 2022, Stacioni policor Suharekë, ka pranuar një video incizim ku shihen tre persona duke shtënë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “hetuesit e stacionit policor në Suharekë, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm i identifikojnë të dyshimtit dhe nga i dyshuari nr.2 i cili kishte komunikuar përmes telefonit me të dyshuarin nr.3 i cili ka njoftuar se tri armët e zjarrit (Pistoletat me gaz) gjenden në objektin e zdrukthëtarisë pronë e të dyshuarit nr. 2”.

Ndërkaq, tutje në njoftim bëhet e ditur se hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Gjinoc, të Suharekës dhe në një aneks te objektit ka gjetur dhe konfiskuar tre armë ( Pistoletë me gaz) në cilësinë e provave materiale:

Më tej, në komunikatë thuhet se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka sugjeruar që rasti të shkon në procedurë te rregullt, dhe se rasti është duke u hetuar. /Gazeta Enigma/.

Related Articles