Policia sqarohet për pamjet ku shiheshin policët duke tërhequr zvarrë një person në qytetin e Gjilanit

Policia sqarohet për pamjet ku shiheshin policët duke tërhequr zvarrë një person në qytetin e Gjilanit

Gjatë ditës janë paraqitur disa fotografi ku shihej se si disa policë kishin kapur një person dhe e tërhiqnin zvarrë në një rrugë të Gjilanit, shkruan Gazeta Enigma.

Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe Policia e Kosovës e rajonit të Gjilanit.

“Sot, në ora 10:30, një familje me shtetësi turke, ka kërkuar ndihmë nga policia. Familjarë të një personi kanë njoftuar se një familjar i tyre po tregon shenja nervozizmi dhe jo stabiliteti psikik.” tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Gazetën Enigma.

Policia gjatë trajtimit të rastit ka ftuar ekipin mjekësor nga të cilët është rekomanduar dërgimi i personit në emergjencën e qytetit për trajtim shëndetësor.

Në këtë situatë personi në fjalë ka shfaqur agresivitet, por me ndihmën e policisë i njëjti është dërguar për tretman në emergjencë.

Pas, trajtimit të tij në emergjencë, i njëjti është qetësuar dhe më pas ka ardhur në stacion policor dhe ka falënderuar policinë për reagimin dhe ndihmën e ofruar në këtë rast.

Related Articles