Policia thotë se situata është nën kontroll në veri, deri më tani s’ka pasur probleme

Policia thotë se situata është nën kontroll në veri, deri më tani s’ka pasur probleme

Policia ka njoftuar se situata në veri të vendit në ditën kur po mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave, është nën kontroll dhe nuk është hasur në probleme deri në mesditë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se Policia ka përgatitur plan të posaçëm operativ për të dielën dhe se aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka pasur probleme. 

“Plani nënkupton që policia të jetë e pranishme dhe të sigurojë rendin dhe qetësinë publike në të gjitha vendet, në përputhje me marrëveshjen me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jemi këtu nëse ka prishje të rendit dhe qetësisë publike. Gjithashtu edhe njësitë e tjera janë në gatishmëri nëse nevojitet diçka”, ka thënë Elshani për “Kossev”.

Sipas tij, nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje, pasi situata është nën kontroll.

“Situata është normale dhe gjithçka është në rregull. Policia është e pranishme në të gjitha vendet dhe deri më tani nuk ka pasur probleme”, ka thënë ai. 

Related Articles