Policia ua merr patentë shoferin dy vozitësve për nga tre muaj

Policia ua merr patentë shoferin dy vozitësve për nga tre muaj

Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët u kanë dërguar foto ua ka marrë patentë shoferët.

Policia ka dënuar me nga 150 euro dhe ua ka marrë patentë shoferin për tre muaj dy vozitësve të cilët kishin kaluar vijën e plotë.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihen dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilat veprime ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut”, njofton policia./

Related Articles