Policia vazhdon kampanjën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Policia vazhdon kampanjën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës, ka vazhduar me aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit  nën moton “Mos HESHT Parandalo Trafikimin me Njerëz”, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Zyrtarët e kësaj drejtorie në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në mbështetje të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe prezencën e zyrtarëve nga Qendra për punë sociale, ka mbajtur aktivitete vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore në komunën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Gjatë aktiviteteve janë shpërndarë fletore, lapsa, çanta, me qëllim të parandalimit dhe ngritjen e bashkëpunimit kundër trafikimit me njerëz./Gazeta Enigma/

Related Articles