Policia e Kosovës ka njoftuar se është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Në një komunikatë thonë se një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.
“Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës dje më datë 14.06.2021, veç patrullimit, pikave të kontrollit në identifikimin e kundërvajtësve, NJRKRR-ja ( Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor, në bashkëpunim me NJSO-në ka pat kontroll me përdorimin e dronë-ve dhe është vëzhguar hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventiven e sigurisë rrugore, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve bien ndesh me rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në komunikatë.