Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit–Mitrovicë Veri, kanë hasur në një depo në të cilën ka pasur mallra pa dokumente përkatëse.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në Leposaviq.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Siç thuhet në raport gjatë kontrollit në depon pronë e të dyshuarës femër kosovare, janë gjetur dhe sekuestruar : 93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit Marlboro, LM, Winston, Davidov, 71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 copë, 28 pako -kanaqe Tuborg x 24 copë, 58 pako alkool Vranac x 6 copë, 27 pako Alkool Rubin x 6 copë, 45 pako birra Zajeqar x 24 copë.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.