Politikani serb: Barrikadat në Veri si mburojë e Milan Radoiçiq-it dhe Zvonko Veselinoviqit

Politikani serb: Barrikadat në Veri si mburojë e Milan Radoiçiq-it dhe Zvonko Veselinoviqit

Për politikanin serb, Miroslav Paroviç, barrikadat në Veri dhe tensionimi i situatës në këtë pjesë të vendit i shërben vetëm dy përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilët së fundmi u sanksionuan edhe nga Mbretëria e Bashkuar – Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç.

Sipas kryetarit të Lëvizjes për Lirin Popullore – parti serbe e cila nuk ka mundur të fitoi mandat në Kuvendin e Serbisë – thelbi i gjithë lojës së pistë të keqpërdorimit të ndjenjave atdhetare serbe ka të bëjë se partneriteti ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe dy përfaqësuesve serb në Kosovë, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç është lëkundur.
“Prandaj barrikadat në veri të Kosovës i shërbejnë qëllimit që dy biznesmenë kontrovers të hapin një linjë të pavarur negociatash me një faktor të jashtëm. Sigurisht, Vuçiç’it nuk i pëlqen fare kjo dhe për këtë arsye ai po përpiqet të përdorë ushtrinë për t’i thënë të njëjtit faktor të huaj se edhe ai është i gatshëm të shkaktojë një krizë të madhe”, beson Miroslav Paroviç.

Në leximin e tij, Paroviç, thekson se serbët në Veri janë pengë të njerëzve si Vuçiç, Radoiçiç dhe Veselinoviç.

“Prandaj nuk ka zgjidhje për asnjë problem në vend derisa të rrëzohet kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar, e cila është shkaku i të gjitha tradhtive”, ka shtuar ai.

Related Articles