Polonia ka vendosur të dëbojë 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh kundër vendit, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake.
45 rusët dyshohen se janë spiunë ose janë bashkëpunëtorë të spiunëve, tha më herët Stanislaë Zaryn, një zëdhënës i shërbimeve speciale polake, raporton BBC.
Njëri prej tyre u identifikua gjatë një hetimi ndaj një shtetasi polak, i cili punonte në arkivin e zyrës së të dhënave civile të Varshavës, për spiunazh të dyshuar, tha Zaryn.
Polaku u arrestua javën e kaluar dhe i është caktuar masa e paraburgimit për tre muaj.
Ambasadori i Rusisë në Poloni, Sergey Andreyev, i mohoi akuzat pasi u thirr në ministrinë e jashtme polake të mërkurën.
Zaryn shkroi në Twitter se ambasadori rus përsëriti “gënjeshtra absurde”./Gazeta Enigma/