Polonia dhe Argjentina në përballje direkte për kalim të grupit, formacionet startuese

<strong>Polonia dhe Argjentina në përballje direkte për kalim të grupit, formacionet startuese</strong>

Polonia dhe Argjentina kanë publikuar 11-shet me të cilat do ta nisin takimin vendimtar për fatin e kalimit të grupit në Kupën e Botës.

Stadiumi 974 në Doha është arenë e përballjes së Grupit C në “Katar 2022” me fillim nga ora 20:00.

Polonia ka katër pikë në pozitën e parë. Një më pak ka Argjentina në pozitën e dytë.

Vetëm fitorja do të ishte garantuese për dyja kombëtaret për t’u kualifikuar në 1/16-tën e finales.

Formacionet zyrtare:

Polonia: Szczesny, Bereszynski, Glik, Kiwior, Cash, Frankowski, Bielik, Krychowiak, Zielinski, Swiderski, Lewandowski.

Argjentina: Emi Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Acuña; De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister; Messi, Álvarez, Di María.

Related Articles