Polonia shpall gjendje emergjente në dy provinca

Polonia shpall gjendje emergjente në dy provinca

Polonia ka shpallur gjendje emergjente në dy provinca pranë kufirit të saj me Bjellorusinë.

Ky shtet ka pasur një një fluks të emigrantëve që shkuan në kufirin me Bjellorusinë, Varshava e fajësoi Minskun për këtë.

Ardhja e emigrantëve ishte shtysë për presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, që të shpallte gjendje emergjente.

Ai e përmendi rrezikun që ekziston nga akterët e huaj si dhe veprimet e protestuesve në Poloni, si arsye për të lëshuar deklaratën e tij.

Podlaskie dhe Lubelskie janë dy provincat në kufirin me Bjellorusinë.

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” e denoncoi gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se mund ta “përkeqësojë situatën e tmerrshme” për emigrantët në kufi.

“Amnesty International” deklaroi se ishin 32 afganë, katër gra, 27 burra dhe një vajzë 15-vjeçare, të cilët u përzunë nga Polonia dhe “janë mbajtur atje pa ushqim të përshtatshëm dhe ujë të pastër për më shumë se tre javë”.

Polonia është një nga shumë vendet e BE -së që ka akuzuar Bjellorusinë për dërgimin e emigrantëve pranë kufirit si pjesë e një “lufte hibride” në përgjigje të sanksioneve.

BE vendosi sanksione ndaj Bjellorusisë pas rizgjedhjes së diskutueshme të Lukashenkos në vitin 2020, shkruan Euronews.

Related Articles