Porosia nga Haga, Bajrami: Çlirimtarët thanë se kërkojnë drejtësi

Porosia nga Haga, Bajrami: Çlirimtarët thanë se kërkojnë drejtësi

Akademik Arsim Bajrami, i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka bërë të ditur porosinë e marrë nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, pas dënimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara.

Bajrami tregoi se ka pasur kontakt indirekt me ta dhe se kërkesa e tyre e vetme dhe thelbësore mbetet vendosja e drejtësisë.

“Ajo çfarë është edhe kërkesë e krerëve të UÇK-së, pra një kërkesë e cila më është transmetuar edhe mua pas aktgjykimit… kam pasur kontakt në mënyrë indirekte. Dhe kërkesa e tyre apo mesazhi i tyre është që: ‘Ne kërkojmë drejtësi. Ne nuk dëshirojmë të fshihemi pas posteve politike që kemi pasë, ne kërkojmë drejtësi, vetëm drejtësi, sepse edhe gjykatën e kemi themeluar me shpresën që do të ketë drejtësi’“, ka thënë Bajrami.

Ai theksoi se procesi i deritanishëm ka qenë i mbushur me padrejtësi dhe se paraqitja e UÇK-së si një ndërmarrje apo grup kriminal bie ndesh me realitetin historik.

Duke marrë si shembull rastin e Kroacisë në mbrojtjen e gjeneralëve të tyre, Bajrami nënvizoi se shteti i Kosovës tashmë duhet të mobilizohet plotësisht, pasi dëmi më i madh po i bëhet vetë shtetësisë.

Related Articles