Skuadra shqiptare KF Shkupi do të luajë nesër nga ora 20:00 ndeshjen e parë zyrtare për edicionin e ri në Evropë, e ku kundërshtar do ta ketë skuadrën kosovare KF Llapi.
Është portieri i shkupjanëve Kristijan Naumovski që ka deklaruar se klubi që ai luan do të jetë favorit në këtë përballje për mediat maqedone.
“Unë sinqerisht mund të them se ata nuk janë aspak kundërshtar o lehtë. Ne jemi favoritë në letër, por duhet ta tregojmë në fushë”.
“Nëse do të kishim luajtur kundër një ekipi të Kosovës katër ose pesë vjet më parë, do t’ju kisha thënë se do të kishim kaluar në mënyrë të sigurt,” tha Naumovski. Ndeshja që do të luhet në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup është caktuar për nesër në orën 20:00.