Është bërë e ditur nga mediat turke se portieri Ahmet Eyup Turkaslan, i cili luan në Yeni Malatayspor, ka mbetur nën rrënoja pas tërmetit dhe nuk është marrë ende asnjë lajm rreth tij.
Ndërsa gruaja e portierit 28-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat, përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për Turkaslan. Klubi i tij gjithashtu ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë situatë.
“Portieri ynë Ahmet Eyup Turkaslan ndodhet në ndërtesën që u dëmtua dhe u shkatërrua nga tërmeti. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Nuk kemi marrë ende asnjë informacion rreth tij. Lutjet tona janë me të.”