Portugalia fiton, merr kryesimin e Grupit A

Portugalia fiton, merr kryesimin e Grupit A

Portugalia ka fituar sonte në Baku të Azerbejxhanit me rezultat 0-3 duke marrë kështu kreun e grupit A. Bernardo Silva (26), Andre Silva (31) dhe Diogo Jota (75) shënuan për fitoren e Portugalisë që është në vendin e parë të Grupit A me 13 pikë

Portugalia e ka kryer punën e saj sonte në Baku të Azerbejxhanit duke e mposhtur kombëtaren e këtij vendi me rezultat 0-3.

Portugalia ishte në këtë ndeshje pa Cristiano Ronaldon, i cili u suspendua nga ndeshja e fundit pasi u ndëshkua me karton të verdhë kundër Republikës së Irlandës.

Qysh në fillim të pjesës së parë, Portugalia e kërkoi golin dhe e arriti në minutën e 26-të.

Bruno Fernandes bëri një asist perfekt për Bernardo Silvan i cili shënoi një gol të bukur me këmbën e majtë për epërsinë 0-1 të Portugalisë.

Portugalia do të shënonte edhe një herë.

Kësaj radhe ishte një bashkëpubim mes Diogo Jotas dhe Andre Silvas ku shënoi ky i fundit për rezultat 0-1 në minutën e 31-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Portugalia që kërkonte të shënonte golin e tretë dhe e arriti në minutën e 75.

Joao Cancelo pasi për Diogo Jotan ku ky i fundit do të shënonte gol me kokë për epërsinë 0-3 të Portugalisë.

Kjo fitore e dërgon në vendin e parë Portugalinë me 13 pikë. Pas tyre është Serbia e cila ka 10 pikë dhe sonte luan kundër Republikës së Irlandës në Dublin.

Related Articles