Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në ndeshjen mes Portugalisë dhe Zvicrës në 1/16 e finales në Kupën e Botës.
Kombëtarja e Portugalisë avancon 2:0 ndaj “Helvetikëve” pas 45 minutave të para.
Ramos hapi llogarinë në minutën e 17-të të takimit, duke shënuar gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë aspak e favorshme për gol.
16 minuta më vonë, zviceranët i ndëshkoi edhe mbrojtësi me përvojë, Pepe që shënoi me kokë.