Portugalia ndalon me ligj që shefat t’u dërgojnë SMS punëtorëve pas orarit të punës

Portugalia ndalon me ligj që shefat t’u dërgojnë SMS punëtorëve pas orarit të punës

Një ndryshim në Kodin e Punës në Portugali mund të ndikojë pozitivisht në jetën e miliona punonjësve, sidomos atyre që janë të vetëpunësuar ose që punojnë nga shtëpia.

Ligji i ri i miratuar në parlamentin portugez vjen si përgjigje e një ‘shpërthimi’ të fenomenit të ‘punës nga shtëpia’ si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Sipas rregullave të reja, eprorët mund të ndëshkohen me gjoba të majme në rast se i kontaktojnë punonjësit e tyre pas orarit të punës. Kompanive do t’u duhet gjithashtu të nisin të paguajnë për shpenzimet e punës nga shtëpia si faturat e energjisë elektrike apo edhe internetin.

Por këto amendamente të ligjit portugez të punës kanë kufizimet e tyre, ato nuk do të përfshijnë kompanitë me më pak se 10 punonjës. Eprorët gjithashtu e kanë të ndaluar të monitorojnë të punësuarit e tyre teksa ata punojnë nga shtëpia.

Rregullat e reja janë një lajm i mirë edhe për prindërit e fëmijëve të vegjël. Tashmë, ata kanë të drejtën të punojnë nga shtëpia pa ju dashur ta kërkojnë këtë nga punëdhënësit e tyre, derisa fëmija të bëhet tetë vjeç.

Rregulla për të shmangur vetminë janë parashikuar gjithashtu në këtë ligj, duke i detyruar kompanitë të organizojnë video-konferenca me punëmarrësit të paktën çdo dy muaj.

/Gazeta Enigma/

Related Articles