“MSH-ja po bën diskriminim ndaj qytetarëve”, PRAK të shqetësuar për procesin e vaksinimit

“MSH-ja po bën diskriminim ndaj qytetarëve”, PRAK të shqetësuar për procesin e vaksinimit

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, përmes një komunikate kanë shprehur shqetësimin në procesin e vaksinimit të qytetarëve, raporton Gazeta Enigma.

Në komunikatën e PRAK-ut thuhet se ditë më parë Kosova u furnizua me rreth 24 mijë doza të vaksinës Astra Zenca, ku të parët kishin të drejtë stafi shëndetësorë.

Më tej, PRAK thotë se përderisa ka mungesë të vaksinave, stafi shëndetësor po privilegjohet dhe se kjo sipas tyre është e pa drejtë.

“Me ardhjen e donacionit prej rreth 5000 vaksinave të PFIZER, Ministria e Shëndetësisë si radhë me prioritet për vaksinim me këtë vaksinë, prapë i pa ata që refuzuan të vaksionohen me Astra–Zeneca. Si është e mundur që Ministria e Shëndetësisë të lejoj një diskriminim të këtillë?! Përderisa Kosova ka mungesë masive të vaksinave dhe në anën tjetër ka shumë grupe të rrezikuara të shoqërisë (të cilët po vdesin në mënyrë të vazhdueshme), të privilegjohet stafi shëndetësor në këtë mënyrë, është e pa drejtë, jo etike dhe jo humane”, thuhet tutje në reagim.

PRAK ka kërkuar që sa më shpejtë të vaksinohen të gjithë qytetarët.

“Ju bëjmë thirrje publike që, të gjithë ata punëtorë që kanë refuzuar të vaksinohen kur e kanë patur radhën, të vendosen në fund të listës së pritjes. Secili duhet të merr konsekuencat e veprimeve të veta! Në anën tjetër, kërkojmë që sa më shpejtë të gjithë qytetarëve t’u jepet mundësia për t’u vaksinuar”. 

Related Articles