Një 35-vjeçar ka përfunduar me pranga në duar pasi që i njëjti me forcë kishte tentuar të kryente vjedhje në një barnatore.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Skenderaj.
Siç njofton policia, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr.G., i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”. /Gazeta Enigma
Pranga për 35-vjeçarin, tentori të vidhte në një barnatore në Skenderaj
