Policia e Shqipërisë ka prangosur një 30 vjeçar nga Kosova.
Kjo pasi ai është zënë me drogë në veturë.
Ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Morinë.
Në veturën e G.M, 30-vjeçari u gjet një sasi e drogës prej 7.25 gramë e llojit “Cannabis Sativa”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin G. M”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. /Gazeta Enigma