Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 22-vjeçar me inicialet E.A. dhe një 26-vjeçar me inicialet A.R., të dyshuar për një rast që ka ndodhur më 5 shkurt të këtij viti, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, “Vetëgjyqësi”, si dhe “Armëmbajtje pa leje“.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:
-një pistoletë
-dy thika
-një jelek antiplumb etj.
“Pas intervistimit personat e dyshuar janë proceduar më tej konform autorizimit të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Enigma/