Çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Kështu ka thënë ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, në takim me zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker.
“U takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker. Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”, shkroi Anushiq në një postim në X.
“Theksova gjithashtu se Kroacia është e angazhuar fuqishëm për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë Kroate, së bashku me aleatin tonë SHBA-në, ne po pajisim Forcat e Armatosura me Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor Himars”, shtoi ai.
Susreo sam se sa zamjenikom pomoćnika američkog ministra obrane za europske i NATO politike Davidom Bakerom. Posebno sam apostrofirao da je ključ sigurnosti na jugoistoku Europe – Kosovo i da je američka prisutnost kroz KFOR izuzetno važna. Istaknuo sam i da je Hrvatska snažno… pic.twitter.com/azYoX4vYvE— Ivan Anušić (@ivananusic12) February 15, 2025