E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, priti sot në takim përfaqësues të Listës Serbe.
Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë që kanë pjesëmarrja e gjerë dhe përfshirja e të gjitha partive politike të themeluara në proceset demokratike të vendit, në mënyrë që çdo komunitet në Kosovë të ketë një zë të përfaqësuar në të ardhmen e tij.
Prattipati nënvizoi se është thelbësore që komuniteti serb i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të marrin pjesë në mënyrë aktive në institucionet e vendit.
“Vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme, mund të dëgjohen dhe adresohen realisht zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve,” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.