Titulli i 14-të i Ligës së Kampionëve, do ta pasurojë Realin e Madridit edhe për 21 milionë euro. Kjo është shuma që është ndarë për fituesin e garës më prestigjioze të futbollit në Evropë.
Ndërsa, Liverpooli si finalisti i dytë i merr 16.4 milionë euro.
Ky buxhet i UEFA sivjet është më i varfër se vitin e kaluar. Më 2021, Chelsea si fitues i Ligës së Kampionëve i mori 21.6 milionë euro, derisa Manchester City i përfitoi 17 milionë euro.