Premier League mban takim me 14 klube

Premier League mban takim me 14 klube

Takimi i paralajmëruar do të mbahet të martën për të diskutuar situatën e krijuar pas njoftimeve për themelimin e Superligës Evropiane.

Në takimin e paraparë, e i cili do të mbahet virtualisht, do të marrin pjesë 14 klube ndërsa do të mungojnë 6 tjera, të cilat tashmë kanë konfirmuar se do të bëhen pjesë e Superligës Evropiane: Manchester Unitedi, Liverpooli, Manchester City, Arsenali, Chelsea and Tottenhami.

Mësoheht se takimi do të udhëhiqet nga kreu i Premier League, Richard Masters, ndërsa paralajmërimi për krijimin e Superligës Europiane ka hasur në kritika të mëdha gjitandej në botën e futbollit, dhe se kjo çështje pritet të diskutohet hollësisht edhe në takimin e paralajmëruar për nesër.

Related Articles