Premierliga po planifikon të bëjë një ndryshim të madh në video ndihmës arbitri (VAR) në një përpjekje për të përmirësuar transparencën për tifozët.
Sipas The Times, është krijuar një plan për të publikuar publikisht bisedat e zhvilluara midis gjyqtarëve dhe zyrtarëve të VAR gjatë një loje.
Qëllimi kryesor është të ndihmojnë fansat të kuptojnë procesin se si VAR merr vendime dhe shpresohet se do të ndihmojë në përmirësimin e transparencës për ta.
Richard Masters, shefi ekzekutiv i Premierligës ka thënë se ai ka marrë mbështetje të fortë për idenë.
Ai tha: “Ekziston një pikëpamje e përgjithshme se [lëshimi i audios] është një gjë e mirë. Ekziston një dëshirë për të qenë më të hapur me tifozët në lidhje me vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe se si ta bëjmë këtë pikërisht ne duhet të punojmë.”
Koncepti tashmë është testuar nga MLS në Shtetet e Bashkuara. Një përmbledhje e diskutimeve në terren mbi vendimet është publikuar në format audio në YouTube.
Ish-arbitri i Premierligës, Hoëard Ëebb është kreu i arbitrave në MLS , por është i vendosur të kthehet në Premier League si shefi i ri i arbitrave.
Ëebb mund të luajë një rol kyç për të siguruar që prezantimi i konceptit të ri të funksionojë sa më mirë që të jetë e mundur.
VAR u përdor për herë të parë në skenën e madhe në Kupën e Botës 2018 dhe në përgjithësi ishte i suksesshëm. Megjithatë, që nga prezantimi i tij në Premierligë në 2019, ka qenë një magnet i vazhdueshëm për polemika dhe kritika.