Osmani takohet me ambasadorin e Katarit, i kërkon investime në Kosovë

Osmani takohet me ambasadorin e Katarit, i kërkon investime në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen ndaj Kosovës, derisa ka kërkuar që investitorët nga Katari ta shohin mundësinë e investimeve eventuale.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetje ndaj Kosovës. Në takim me ambasadorin Al-Marri, Presidentja Osmani ka kërkuar që ky shtet ta vazhdojë edhe më tej mbështetjen ndaj Kosovës me thellimin e marrëdhënieve jo vetëm në aspektin politik por edhe atë  ekonomik, në fushën e  shëndetësisë, turizmit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Më tej në takim, Presidentja Omani ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime të huaja, ndaj ka kërkuar nga ambasadori Al-Marri që investitorët nga Katari ta shohin mundësinë e investimeve eventuale”, thuhet në njoftim.

Related Articles