Premtimi i Hamzës: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime

Premtimi i Hamzës: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është shprehur se rritja e pagave është detyrim i qeverisë së tij në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hamza thekson se rritja e pagave është drejtësi, sepse mundëson që çdo qytetar të jetojë me dinjitet.

“Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime për kontributin që ju jepni për shoqërinë. Është molitim që secili nga ne të punojmë më mirë për vendin tonë. Është edhe drejtësi, sepse mundësojmë që çdo qytetar të jetojë me dinjitet”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma

Related Articles