Premtimi i Haradinaj: Brenda 100 ditëshit të parë do të marrim Planin Aksional për Anëtarësim të NATO

Premtimi i Haradinaj: Brenda 100 ditëshit të parë do të marrim Planin Aksional për Anëtarësim të NATO

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë ditë ka prezantuar kandidatët për Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

Me këtë rast, kreu i këtij subjekti politik është shprehur se brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë Haradinaj, do të marrim Planin Aksional për Anëtarësim të NATO.

“Kosova duhet me arritë një kontratë të marrëdhënieve me Amerikën. Kosova në katër vitet e fundit ka bërë shumë devijime të pa spjeguara si pasojë e të cilave ka humbur besimin e aleatëve. Ushtrinë e Kosovës e ka krijuar Amerika, prandaj ne kërkojmë që të anëtarësohemi direkt në NATO. Ekziston mundësia që Amerika me ia dhënë Kosovës atë që njihet si Plani Aksional për Anëtarësim në NATO. Brenda 100 ditëshit të parë të qeverisë Haradinaj, do të marrim Planin Aksional për Anëtarësim të NATO”, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka komentuar edhe mbi qasjen e Kurtit të cilën e quajti të dëmshme për vendin.

“Ne kemi motive të shenjta me vepru drejt dhe me kohë. Qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, cilësimet e mia për të janë të sakta dhe ashtu qëndrojnë”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova do të jetë shumë shpejt anëtare e NATO-së. /Gazeta Enigma

Related Articles