Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes së Kosovës i ka reaguar zv/drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeveri të Serbisë, Igor Popoviq i cili tha se mundësia e një padie të Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid është skenar fantashkence dhe betejë e destinuar që të dështojë, transmeton Gazeta Sinjali.
Vela ka shkruar se është Serbia ajo që po jeton në mohimin e realitetit të krimeve të kryera në Kosovë.
“Qëndrimi i qeverisë së Serbisë ndaj krimeve të tyre të kryera në Kosovë i ngjan mohimit të tyre të plotë të pavarësisë sonë. Sidoqoftë, siç tregoi vendimi i GJND-së më 2010, është Serbia që po jeton në mohimin për realitetin e krimeve të kryera në Kosovë”, ka shkruar Vela në Twitter.