Presidenti, Agim Ademi gjatë ditës ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskta te varri i ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson, në shenjë falënderimi për ndihmën që ish-kreu i futbollit evropian i dha futbollit kosovar në periudhën kur ende ishte i izoluar, raporton Gazeta Enigma.
Ishte pikërisht presidenti Ademi që në vitin 2006 e realizoi vizitën e parë tek presidenti i atëhershëm i UEFA-s së bashku me Albert Bunjakin dhe e shtroi kërkesën dhe nevojën për ndihmë të futbollit kosovar nga institucioni i futbollit evropian.
Nga ajo vizitë ndryshojë qasja e Federatës suedeze dhe e UEFA-s, pasi Johansson e kuptoi drejt gjendjen e futbollit kosovar dhe nga aty nisi bashkëpunimi me FFK-në, falë konstruktivitetit dhe mbështetjes së presidentit Lennart Johansson dhe Suedisë, si vend mik dhe përkrahës i Kosovës në çdo sferë./Gazeta Enigma/