Presidenti i Chelseat pret shumë nga Aubamyang dhe Zakaria në këtë sezon

Presidenti i Chelseat pret shumë nga Aubamyang dhe Zakaria në këtë sezon

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang dhe mesfushori Denis Zakaria po shihet si përforcime të rëndësishme te Chelsea për këtë sezon.

Chelsea e transferoi Aubameyangun nga Barcelona, ndërsa Zakarian e huazoi nga Juventusi.

Aubameyang ka firmosur kontratë dyvjeçare me Chelsean, ekip që ka opsionin e blerjes së kartonit të Zakarias në fund të sezonit.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly ka thënë se pret shumë prej këtyre dy lojtarëve.

“Pierre-Emerick është një sulmues i dëshmuar në Premier League dhe na jep opsione të reja për sulim. Jemi shumë të lumtur që një lojtar të tillë e kemi në ekip”, ka thënë Boehly.

“Ndërkohë, Denisi është një mesfushor me cilësi dhe aftësi të shumta. Ai do ta ndihmoj Chelsean në shumë aspekte në mesfushë”.

Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës ka transferuar shtatë lojtarë në “Stamford Bridge”.

Related Articles