Largimet e trajnerit Arbnor Morina, zëvendës trajnerit Fadil Berisha dhe drejtorit sportiv, Agron Selmani ka bërë që të reagoj presidenti i klubit FC Ferizajt, Lulzim Abazi.
Abazi ka thënë se nuk ka vend për panik dhe pasiguri për të ardhmen te klubi i Ferizajt, shkruan Gazeta Enigma.
Ai ka bërë të ditur se janë në bisedime me disa trajner për ta marrë udhëheqjen e FC Ferizajt.
“Sa i përket situatës së krijuar, unë e garantoj secilin tifoz që nuk ka vend për panik dhe pasiguri për të ardhmen e klubit tonë. Po punojmë dhe jemi në bisedime me disa trajner sa i përket udhëheqjes së stolit të FC Ferizaj. Shumë shpejt do të zëvendësojmë pozitat e lira në klub, me emra të dëshmuar në futboll. Vetëm duhet të kemi durim sepse rruga e suksesit nuk është e lehtë“, ka thënë Lulzim Abazi për faqen zyrtare të Ferizajt.
Ferizaj pozicionohet në vendin e fundit me 8 pikë duke I marrë pesë barazime, katër humbje dhe vetëm një fitore./GAZETA ENIGMA/