Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do ta vizitojë Kosovën në fund të këtij muaji. Kështu ka njoftuar të premten Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Vizita e Infantinos është vlerësuar historike nga Federata e Futbollit e Kosovës.
“KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës. Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit Botëror Katari 2022”, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Më herët, Kosovën e ka vizituar edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.