Presidenti i Finlandës uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Finlandës uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti finlandez i ka përcjellë Osmanit urime për popullin e Kosovës, duke dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie.

“Gjithashtu, Presidenti i Finlandës ka shprehur pritshmëritë e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe  në mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

E para e shtetit gjatë ditës së djeshme ku Kosova festoi 17-vjetorin e Pavarësisë ka pranuar një sërë urimesh nga liderë botërorë.

Related Articles