Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar për një përgjigje “më të ashpër dhe më të fuqishme” nëse Izraeli vazhdon sulmet e tij.
“Vazhdimi i agresionit sionist [izraelit] do të përballet me një përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nga forcat e armatosura iraniane,” tha Pezeshkian, sipas mediave shtetërore.
Ai thuhet se i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.