Presidenti i SC Gjilanit me mesazh për përfundimin e sezonit: Të mbyllim këtë maratonë dhe në fund ne të jemi fitimtarët

Presidenti i SC Gjilanit me mesazh për përfundimin e sezonit: Të mbyllim këtë maratonë dhe në fund ne të jemi fitimtarët

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka, ka dalur me një komunikatë për media ku ka uruar Ballkanin për shpalljen kampion të Superligës dhe ka uruar që në fund, Gjilani të jetë kampion në Kupën e Kosovës, finalja e së cilës do të mbahet me 5 qershor, shkruan Gazeta Enigma.

Zuka gjithashtu ka kërkuar nga tifozët e klubit gjilanas që të kenë mirëkuptim rreth vendimit për të luajtur takimin e fundit të sezonës në Suharekë, kundër Ballkanit.

“Finalja e Kupës së Kosovës është objektivi ynë i përbashkët, ndaj synojmë që të bashkuar të mbyllim këtë maratonë të nisur së bashku dhe në fund të jemi ne fitimtarët”, përfundoi ai.

Related Articles