ShBA-ja për Dodikun pas takimit me Putinin: Deklaratat e tij janë absurde dhe qëllimkëqija

ShBA-ja për Dodikun pas takimit me Putinin: Deklaratat e tij janë absurde dhe qëllimkëqija

Presidenti i Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pas këtij takimi, Dodiku bëri akuza kundër Ambasadës së ShBA në BeH dhe ambasadorit Michael Murphy, duke pretenduar se qëllimi i tyre është “shkatërrimi i RS”.

Por, kjo ambasadë përmes Twitterit, ka thënë se akuzat e fundit të Milorad Dodikut, “si shumica e pretendimeve të tij, janë absurde dhe me qëllim të keq”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi nuk po kërcënojnë Republikën Sërpska ose aspiratat e banorëve të saj për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në BeH.

Më tej, ambasada thotë se këto kërcënime po vijnë nga Milorad Dodiku dhe nga autoritetet e Republika Sërpskas të cilët, thotë ambasada, “po kërkojnë të heqin të drejtat dhe liritë themelore të banorëve të njësisë; duke pasuruar veten në vend që të punojnë për prosperitetin e atyre që pretendojnë se përfaqësojnë; minojnë shtetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit; dhe bëjnë premtime destabilizuese, delirante dhe të rrezikshme për pavarësinë e Republika Sërpskas”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten një mik dhe partner për të gjithë popullin e Bosnjë-Hercegovinës. Politika jonë këtu është e qartë dhe e drejtpërdrejtë dhe ka qenë për 28 vjet: Shtetet e Bashkuara mbështesin sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike”, ka theksuar Ambasada e ShBA-së në BeH përmes një postimi në Twitter. 

Related Articles