Presidenti i Shqipërisë tifoz i thekur i Celtic, Skocezët mbajnë radhën për të bërë foto

Presidenti i Shqipërisë tifoz i thekur i Celtic, Skocezët mbajnë radhën për të bërë foto

Mrekullitë emocionale në botën e futbollit ndodhin papritmas dhe të mbërthejnë deri në pleqëri të thellë. Rrëfimi i Presidentit Ilir Meta është njëri nga ta, shkruan Gazeta Enigma.

Duke iu referuar opinioneve në Shqipëri dhe futbollit europian që ndërlidhet pikërisht me tifozërinë, mes batutash është pyetur: “Ilir Meta është presidenti i Shqipërisë apo i Celtic?”.

Shumë postime në “Twitter” nga ana e presidentit të Shqipërisë i kushtohen gjigandëve skocez. Kjo jo pa arsye, pasi ka një dashuri që nisi si një lojë. Teksa Ilir Meta do të bënte një takim pune jashtë territorit të Shqipërisë, hasi edhe disa tifozë të Celtic në rrugë. I veshur me kollaren dhe kostumin që i gjasonte me ngjyrën e Celtic, tifozët do të entusiazmoheshin dhe bënë disa foto me Metën që nuk njihej prej tyre, por dallohej që ishte zyrtari i lartë i një shteti.

Ato foto u publikuan nga Ilir Meta në “Twitter” dhe aktiviteti ishte i jashtëzakonshëm mes pëlqimeve të marra. Kaq mjaftoi dhe shumë postime në “Twitter” nga ana e presidentit të Shqipërisë do t’i përkisnin Celtic, madje duke postuar edhe video të golave më shpejtë sesa mediat skoceze.

Kështu Meta është kthyer në idhullin e tifozëve të Celtic dhe kjo është dëshmuar edhe në ditën e sotme.

Celtic zhvilloi takimin i cili sapo ka përfunduar me fitore (2:0) ndaj Ferencvaroshit të Myrto Uzunit në shtëpi, ndërsa presidenti Meta ka shkuar në stadium për të parë takimin. Shumë tifozë ishin vendosur në radhë për të bërë një fotografi me Ilir Metën për ta pasur si një kujtim të bukur nga ky takim, i pari i rrethit të tretë të Champions League, i zhvilluar në stadiumin e Celticut. 

Related Articles