Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka tronditur politikën kroate të premten duke konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm, raporton index.hr.
Ai do t’i prijë socialdemokratëve opozitarë për të sfiduar kryeministrin Andrej Plenkoviq.
Njoftimi i befasishëm i presidentit hap garën për zgjedhjet e 17 shkurtit dhe ish-kryeministri që është zgjedhur president në vitin 2020 mbetet një prej figurave më të popullarizuara të Kroacisë.
Ai është rivali i Plenkoviqit, i cili me konservatorët e tij ka prirë në sondazhe teksa po bën përpjekje për mandatin e tretë në postin e kryeministrit.
Pritej që Milanoviq të jepte dorëheqje nga posti i presidentit të Kroacisë, mirëpo kjo nuk do të ndodhë.
“Kam vendosur që të garojë si kandidat i pavarur dhe jo partiak në listën e SDP-së në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 17 prill. Pas fitores në zgjedhje, për të cilën jam i sigurt, do të ofroj dorëheqjen nga pozita e presidentit dhe me përkrahjen e shumicës së re në parlamentin kroatë, do të marrë përgjegjësi për t’i prirë qeverisë. Deri në pozitën e re, unë do të vazhdoj detyrat si president i Kroacisë”, ka thënë Milanoviq.